Ballina Politika ‘Himara’, Valteri: Palaço ata që vijnë nga Greqia e takojnë Belerin. Me...

‘Himara’, Valteri: Palaço ata që vijnë nga Greqia e takojnë Belerin. Me arrestimin e Goros, SPAK tregoi se s’është kapur nga Rama

78
0

Ngërçi me Himarën me dy kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit prapa hekurave ka sjellë pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e drejtimit të kësaj bashkie kaq të lakmueshme.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Skerdjan Dhuli u shpreh se qytetarët në Himarë presin një zgjidhje politike dhe një kryetar bashkie të zgjedhur me votë.

‘Duhet të shkarkohet kryetari fitues që është e pamundur. Jemi në këtë fazë, mendoj se alternativa që do shkoj është zgjedhja prej njëri prej 2 nënkryetarëve. Institucioni ka nevojë për drejtim politik. Duhet drejtuar një kryetar bashkie që del me votë. Qytetarët presin shërbim, investime. Është një bashki zonë turistike. Emergjencë që bashkisë t’i jepet zgjidhje. Qytetarët, biznesi është i shqetësuar. Sot qendra e Himarës është shpartalluar duke hapur kanalizimet.

Është zgjidhje e gabuar si u menaxhua koha e prangave për ish-kryetarin dhe kryetarin e zgjedhur të arrestuar. Nuk kompleksohem ta them, që nëse është rast i mirë, po është e pamjaftueshme e vonuar dhe jo shteruese duke pasur parasysh grabitjen e pronave në vijën bregdetare në Jon. Vetëm Himara ka 4000 mbivendosje.’, tha Dhuli.

Ish-deputeti Halit Valteri shtoi se me arrestimin e Jorgo Goros, u tregua që SPAK nuk është i kapur nga kryeministri Rama.

‘SPAK tregoi se nuk është i kapur nga qeveria. Kallëzuesi është vetë Fredi Beleri. Nuk hyn SPAK të bëj skemat e famshme që bëhen në rrjetet sociale. Janë jetë njerëzish këto jo teori konspirative. Organi i akuzës ka gjetur shkelje. Momenti kur gjykata e vendit tim anatemohet, gjuhet me gurë çdo ditë, tek e fundit ajo është drejtësia ku 80% kanë besim te ajo.

Kauza greke ku në Shqipëri nuk funksionon, ke dhe palaço që vijnë nga Greqia që takojnë Fredi Belerin në burg dhe thonë ska drejtësi. Kjo drejtësi, që populli e beson dhe kemi shpresë se do zgjidhi një ngërç 30-vjeçar lëre të jap verdiktin. Fredi Beleri nuk është se e ka një mandat. Dhe nuk mund të shkarkohesh për diçka që nuk e ke. Duhet një interpretim në kushtetuese.’, u shpreh Valteri.