Ballina Sport Milani ka gati 130 milionë euro vetëm për fazën e sulmit

Milani ka gati 130 milionë euro vetëm për fazën e sulmit

75
0

Milani dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri.

“Kuqezinjtë” janë të fokusuar për të përforcuar repartin e sulmit, pasi pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, si në ardhje, e po ashtu edhe në largime.

Me Giroud që duket drejt largimit, Milan pritet të hyjë në merkato më një buxhet prej 130 milion eurosh.

Ndryshimi i formatit të Champions League, që do të sjellë më shumë të ardhura në rast kualifikimi, por edhe avancimi në Europa League dhe të ardhurat nga merkato e verës, u krijojnë mundësinë “kuqezinjve” të mendojnë seriozisht.

Emrat më të ndjekur janë Joshua Zirkzee dhe Viktor Gyokeres. Lojtari i Bologna-s vlerësohet të paktën 40 milionë, ndërsa sulmuesi i Sportingut ka një klauzolë 100 milionë euro.

Në këtë lëvizje, ndikim tek suedezi mund të ketë Zlatan Ibrahimovic, i cili ka nisur kontaktet me të. Po ashtu, edhe pista Zirkzee nuk është e lehtë.

Një tjetër opsion, nëse njëri midis Gyokeres dhe Zirkzee dështon mbetet Benjamin Sesko, talenti i ri i Leipzig.