Arbitri rumun, Marsel Birsan, nuk akordoi një penallti për Armando Brojën në minutën e 12- të, aty ku mbrojtësi suedez e mbajti nga shpatulla sulmuesin.
Në këto ndeshje miqësore, e veçanta dhe ndoshta e pakuptimtë deri diku është fakti që luhet pa sistemin VAR.
Ndërkohë, edhe në një rast tjetër po në pjesën e parë, mbrojtësi suedez i ndalon topin me dorë Brojës, ndërsa gjyqtari akordon faull për vendësit.