Ballina Kuriozitete Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

Ndërsa SHBA kërkon mënyra për ndalimin e TikTok, Spanja ndalon Telegramin

21
0

Ndërsa TikTok si aplikacioni i preferuar i 170 milionë amerikanëve mund të përballet me një ndalim mbarëkombëtar, Spanja duket se ka “një shqetësim tjetër”.

Kjo pasi Gjykata Supreme e Spanjës ka urdhëruar pezullimin e aplikacionit të mesazheve, Telegram.

Shërbimet e aplikacionit popullor të mesazheve janë ndaluar pasi mediat thanë se Telegram po i lejon përdoruesit të ngarkojnë përmbajtje të ndryshme pa leje, shkruajnë mediat e huaja.

Pas kërkesës së kompanive si Atresmedia, EGEDA, Mediaset dhe Telefonica, që sot ndalimi i aplikacionit në Spanjë është pezulluar përkohësisht.

Ndryshe, Telegrami në Spanjë renditet si platforma e katërt më e popullarizuar e mesazheve, me gati 19 për qind të popullsisë që e përdorin aplikacionin.

Gjithashtu, ai numëron edhe rreth 800 milionë përdorues aktiv mujor në gjithë botën.

“Është e ngjashme si të vendosim të mbyllim një krahinë të vendit tonë për shkak të një rast trafiku droge apo grabitje brenda territorit”, tha për ndalimin e Telegramit presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Kolegjeve Profesionale të Inxhinierisë Kompjuterike të Spanjës, Fernando Suarez.

Por, për dallim prej Meta-s, Telgrami refuzon të ndajë informacione me autoritetet spanjolle.