Ballina Kuriozitete 7 shpikje revolucionare nga novatorë latino-amerikanë

7 shpikje revolucionare nga novatorë latino-amerikanë

64
0

Shpikës nga Amerika Latine kanë krijuar pajisje dhe teknologji që kanë ndryshuar jetën e përditshme dhe kanë ndikuar në zhvillimin e teknologjisë, mjekësisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Televizori me ngjyra

Inxhinieri meksikan Guillermo González Camarena patentoi në vitin 1940 një teknologji për transmetimin e imazheve me ngjyra. Ai krijoi sistemin e parë trikomatik, i cili përdorte kombinime të kuqe, jeshile dhe blu për të prodhuar një spektër ngjyrash. Më parë, televizionet transmetonin vetëm imazhe bardhë e zi. Kalimi drejt televizionit me ngjyra u përshpejtua në vitet 1960.

Teknologjia për matjen e tërmeteve

Profesori kilian Arturo Arias Suárez zhvilloi në vitin 1970 metodën e njohur si “Intensiteti Instrumental Sizmik” ose “Intensiteti Arias”. Formula matematikore mat fuqinë e lëkundjeve të një tërmeti përmes valëve sizmike. Kjo metodë ndihmon inxhinierët të vlerësojnë rrezikun dhe të projektojnë ndërtesa më rezistente ndaj tërmeteve.

CAPTCHA

Shkencëtari nga Guatemala Luisvon Ahn krijoi CAPTCHA-n, një test që ndihmon në dallimin e njerëzve nga programet automatike. Ai e zhvilloi teknologjinë në vitin 2000, kur ishte student doktorature në Universitetin Carnegie Mellon. Von Ahn ia dha më pas Yahoo-së falas për të ndihmuar kompaninë të luftonte mesazhet e padëshiruara nga programet automatike. Versioni i përditësuar, re CAPTCHA, përdoret gjerësisht në internet.

Stenti kardiak

Radiologu intervenues argjentinas Julio Palmaz, së bashku me kardiologun Richard Schatz, zhvilloi një stent që zgjerohet me balon dhe mban të hapura arteriet e zemrës pas angioplastikës. Stenti Palmaz-Schatz u patentua dhe u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Në vitin 2006, Palmaz u përfshi në NationalInventors Hall of Fame.

Mikroskopi me reflektim të rrezeve X

Fizikani meksikano-amerikan Albert Vinicio Báezbashkëzhvilloi në vitin 1948 mikroskopin me reflektim të rrezeve X. Pajisja përdor rrezet X për të krijuar imazhe të zmadhuara të objekteve të vogla ose të largëta dhe është përdorur për studimin e qelizave të gjalla dhe galaktikave.

Pilula kontraceptive

Kimisti meksikan Luis Miramontes ishte vetëm 26 vjeç kur, në vitin 1951, bashkëpunoi në sintezën e një prej përbërësve kryesorë të pilulës kontraceptive. Noretindroni, i nxjerrë nga një bimë meksikane e familjes Dioscorea, u bë përbërësi aktiv i një prej pilulave të para kontraceptive dhe më vonë një standard i industrisë.

Zemra artificiale

Kirurgu argjentinas Domingo Santo Liotta zhvilloi në vitin 1969 zemrën e parë të plotë artificiale që u implantua me sukses te një njeri. Pajisja iu implantua një pacienti 47-vjeçar me insuficiencë të rëndë kardiake dhe e mbajti gjallë për tre ditë, derisa u gjet një zemër nga një dhurues njerëzor.