Ballina Politika Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie që shpërdoruan detyrën në...

Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie që shpërdoruan detyrën në zgjedhjet e 14 Maji

20
0

Qëndresa Qytetare depozitoi sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 Kryetarëve të Bashkive të cileër pretendon se kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 14 majit. Shkeljet që kanë kryer sipas Qëndresës Qytetare lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

“Në analizën e QQ veprimet e kryetareve te bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal.

5 nga 22 Kryetarët apo ish kryetaret e ndëshkuar te Bashkive rezultojnë përsëritës në shkeljet e tyre, madje disa nga këto subjekte gëzojnë aktualisht pozitën e personit nën hetim për vepra të ndryshme penale, ose statusin e të pandehurit apo të dënuarit. Ky fakt shton dhe më shumë dyshimet se këto subjekte, nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në të njëjtën mënyrë sikundër nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi për sa lidhet me veprat penale për të cilat janë nën hetim apo akuzohen të kenë kryer”.

Nisur nga ky konstatim, inkurajojmë SPAK dhe drejtuesin e saj që pas verifikimit te rasteve, të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale me qëllim jo vetëm dhënien e drejtësisë, por dhe dekurajimin e sjelljeve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje dhe dëmtojnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta. Nga ana tjetër inkurajojmë Departamentin e Administratës publike, te marre masat e duhura disiplinore për 31 Sekretaret e Përgjithshëm dhe zyrtaret me status te nënpunësit civil, te gjendur me shkelje ne zgjedhjet e 14 Majit.

Inkurajojmë KQZ ti adresoje ne kohe ne organet e hetimit penal te gjitha rastet e evidentuara me dyshime per figura te veprave penale ne zgjedhjet vendore apo qendrore. Na ndajnë me pak se 1 vit nga Zgjedhjet Parlamentare prandaj kontributi i çdo strukture ka rëndësi, për të mbajtur Shkollat, Kopshtet, Spitalet, zyrtaret dhe parat publike larg përdorimit për qëllime elektorale. Çdokush që do të vendosë partinë përpara detyrës publike do duhet të përballet me drejtësinë”, thuhet në denoncimin e Qëndresës.