Ballina Bota Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji dy të mbijetuar. Si...

Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji dy të mbijetuar. Si u përfshi e njëjta anije në një aksident vite më parë

22
0

E njëjta anije e përfshirë në aksidentin në Baltimore ishte përfshirë në një tjetër përplasje. Në vitin 2016, në Antwerp, harku i anijes goditi anën e kalatës kur u largua nga porti. Sipas faqes së monitorimit detar, Vessel Finder, faji iu vu kapitenit të anijes. Aksidenti asokohe nuk ka shkaktuar të lënduar apo viktima. Sakaq, duke iu referuar ngjarjes së sotme, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace thotë se autoritetet shpëtuan nga uji dy persona këtë mëngjes, njëri pa lëndime dhe tjetri që është transferuar në spital në gjendje të rëndë.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimin për më shumë se shtatë persona, thotë Wallace, ndërsa shton se ky numër mund të ndryshojë pasi është një “incident shumë i madh”. Më herët një zyrtar tha se deri në 20 persona mund të jenë në ujë.

Sa më shumë kalojnë orët, aq më të pakta janë shanset të gjenden të mbijetuar, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Baltimores, Brandon Scott e përshkroi gjithashtu incidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe ofroi lutjet e tij për të gjithë të prekurit, si dhe falënderimet e tij për reagimet me menjëhershme.