Ballina Bota Netanyahu anulon vizitën e delegacionit në SHBA në shenjë proteste

Netanyahu anulon vizitën e delegacionit në SHBA në shenjë proteste

92
0
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili miratoi rezolutën që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Kjo rezolutë ka pak gjasa të zbatohet nga Izraeli. Gjatë natës ushtria izraelite ka goditur mbi 60 objektiva në Gaza, duke përfshirë tunele dhe ndërtesa në të cilën besohet se strehoheshin militantë të Hamasit.

“Rezoluta i jep Hamasit shpresë se presioni ndërkombëtar do ta detyrojë Izraelin të pranojë një armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë. Në dritën e ndryshimit në pozicionin e SHBA, një vizitë e planifikuar nga një delegacion izraelit në SHBA këtë javë nuk do të realizohet”, zyra e Benjamin Netanyahut.

Netanyahu e akuzoi SHBA-në se është tërhequr nga ai që e cilësoi qëndrim parimor, duke lejuar miratimin e rezolutës pa vendosur që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi. SHBA, me anë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, e justifikoi qëndrimin abstenues të vendit me nevojën për t’i qëndruar besnik deklaratave të mëparshme për hapjen e korridorit për ndihma humanitare: “Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishte çështje me të cilat kishim shqetësime në lidhje me atë rezolutë, fakti që nuk dënonte sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor. Kjo është arsyeja pse ne nuk e votuam, por arsyeja pse nuk vendosëm veton është sepse kishte edhe gjëra në atë rezolutë që ishin në përputhje me qëndrimin tonë afatgjatë”.

Në përpjekje për të qetësuar zemërimin e Netanjahut, zyrtarë të lartë amerikan tentojnë ta “zhveshin” Izraelin nga përgjegjësia për dhunën në Gaza, duke mos i quajtur veprimet e tij si genocidale. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare AFP. Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë raportin e përgatitur nga raportuesi special i Kombeve të Bashkuara, ku arrihet në konkluzionin se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.