Ballina Bota Diplomohen rreth 150 gratë e para nga akademia e re e policisë...

Diplomohen rreth 150 gratë e para nga akademia e re e policisë në Siri

35
0

Rreth 150 gra janë diplomuar nga akademia e re e policisë në Siri, në kuadër të përpjekjeve për rindërtimin e forcave të sigurisë dhe rritjen e rolit të grave në strukturat policore.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në akademinë e policisë në Al-Tal, në veri të Damaskut, pas gjashtë muajsh trajnim.

Të diplomuarat u shfaqën duke marshuar dhe duke kryer ushtrime gjatë ceremonisë.

Programi i trajnimit përfshinte aftësi ushtarake dhe fizike, procedura policore, ligj, si dhe punë praktike në terren.

Akademia është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve të reja siriane për të rindërtuar forcat e sigurisë dhe për të zgjeruar përfshirjen e grave në polici.

Mes të diplomuarave është edhe 22-vjeçarja May Aklajneh, e cila tha se të bëhej police kishte qenë një ëndërr e fëmijërisë dhe se iu bashkua akademisë sapo u hap procesi i rekrutimit.

Grupi i parë i të diplomuarave pritet t’u bashkohet njësive të Ministrisë së Brendshme në zona të ndryshme të Sirisë.