Ka zero shanse që kryeministri Edi Rama të pranojë qeveri teknike. Kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp.
“Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Opozita për arsye që dihen dhe i kemi bërë subjekt të konferencave nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike. Ky është një iluzion për të hequr vëmendjen nga një gjë shumë e rëndësishme.”
I prerë është treguar në përgjigjen e tij kreu i PD Lulzim Basha sa i përket amnistisë penale. PD nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos hequr dorë nga dy kushtet.
“Nëse amnistia vjen në rendin e ditës asgjë s’ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i të gjithë subjekteve të SPAK. Asnjë subjekt i SPAK nuk mund të përfitojë. Tjetra përfitimi i të gjithë protestuesve pa përjashtim, këto dy kanë qenë dhe mbeten qëndrimet tona. E di Ulsiu Shefi i Ulsiut dhe ata që i shkojnë nga pas. Nuk bëjmë kompromis”.