Ballina Lifestyle Gazetari i njohur habit me deklaratën: Meritoni tërhiqet seksualisht ndaj Eglës

Gazetari i njohur habit me deklaratën: Meritoni tërhiqet seksualisht ndaj Eglës

20
0

Skualifikimi i tre banorëve nga formati i ‘BBV3’, Egla, Meriton dhe Ilnisa ka qenë një ndër më të komentuarit kudo nëpër rrjet.

Diskutime të ndryshme janë ngjallur teksa përflitet se cili prej tyre do të largohet prej garës dhe po komentohet tepër shumë qëndrimi i 3 banorëve në dhomën e ‘Torturës së Bardhë.

I ftuar në ‘Top Albania Radio’ ka qenë gazetari i njohur Bledi Strakosha, teksa ka komentuar tre banorët në fjalë dhe ka plasur bombën për dy prej tyre.

Sipas tij, Meritoni ka tërheqje fizike ndaj Eglës dhe kjo për shkak se meshkujt tërhiqen prej femrave që ‘ua nxijnë’ jetën dhe jo ato që mundohen t’i ledhatojnë.

“Ideja është që ajo skena në vaskë mes Eglës dhe Meritonit, ishte një moment erotik. Domethënë unë e shoh faktikisht Meritonin me një dëshirë seksuale ndaj Eglës dhe për faktin që meshkujt tërhiqen nga femrat që i ngrenë nervat jo kur ato i ledhatojnë. Më pëlqen dalja e Ilnisës dhe çifti i ri Egla-Meriton”- shprehet Bledi.