Ballina Opinion Ja cili është realiteti në Partinë Demokratike Shqiptare

Ja cili është realiteti në Partinë Demokratike Shqiptare

72
0

Nga Skënder Kapiti 

Jo vetëm dy partitë kryesore Parti Socialiste e Parti Demokratike por të gjitha partitë politike në Shqipëri të cilat janë mbi 100 copë, por edhe partitë politike në Kosovë:ato janë organizata  që drejtohen nga korrupsioni dhe funksionojnë e synojnë  për të kapur pushtet, pjesë të tij dhe për të siguruar elitat e tyre dhe familjarët e tyre favore e përfitime korruptive gjë që ua mundëson mandati i deputetit, qeveritarit,kryekuvendarit, kryebashkiakut,administratorit, drejtorit, shërbesa e servilizmit dhe e korrupsionit.

Të vërtetën se përse është kjo gjëndje sot  në Partinë Demokratike nuk e thonë (vetëm me pak përjashtime), dhe nuk  e thonë dhe nuk u pëlqen t’a thonë të vërtetën as deputetët aktualë të PD-së dhe as  drejtuesit e strukturave të PD-së të të gjitha grupimeve të saj, sepse ata duan që t’i ruajnë dhe që t’i kenë të përjetshme edhe postet e detyrat e larta politike në PD, e që më pastaj prej tyre të sigurojnë edhe mandate deputeti, edhe të jenë po ata  antarë, ministra  dhe qeveritarë si dhe të kenë monopolin që vetëm ata ta kenë shansin për të zgjedhur të afërmit,farefisin dhe akrabanë korruptive në aministratën shtetërore dhe në atë vendore.

Kjo do të thotë se deputetëve demokratë nuk u intereson pushteti, pasi ata përfitojnë për veten e tyre dhe për familjarët e tyre, ata përfitojnë edhe nga ky pushtet sepse të gjithë deputetët demokratë i kanë të punësuar nëpër ministritë dhe në administratën e Edi Ramës të gjithë të afërmit dhe familjarët e tyre,pra janë bashkëortakë me pushtetin në qeverisja por edhe nëpër tendera e investime.

Nga kjo gjëndje në PD fiton vetëm qeveria aktuale, sepse kjo gjëndje ku ndodhet sot PD ka krijuar jo pak edhe  asish pseudodemokratësh mercenarë  në shërbim të pushtetit dhe të patronazhizmit të pushtetit, por ka krijuar edhe një shtresë servilësh të shumëfishtë që shkojnë nga njëri grupim në PD te tjetri kur mendojnë se ashtu është dhe se ashtu ua don interesi.

Demokratët e vërtetë, nacionalistët dhe patriotët, ishdesidenca antikomuniste dhe shtresa e të shpronësuarve nga regjimi komunist  pas vetërënies së komunizmit,  pothuajse të githë këta u antarësuan dhe e mbështetën  Partinë Demokratike, por që PD nuk i integroi ata në politikë.

Elita e PD-së i përdori dhe i shfrytëzoi ata për interesa politike personale e grupale korrupsioni. Pra, e djathta politike në Shqipëri u shfrytëzua dhe u manipulua  nga ishkomunistët dhe ishspiunët e shtetit të cilët morën drejtimin e Partisë Demokratike. Kjo është e vërteta të cilën akoma nuk e njohin por më shumë nuk  po e pranojnë akoma shumë demokratë, të cilët po i shërbejnë me dashje apo pa dashje akoma  elitës së vjetër politike e korruptive  të PD-së.

PD ishte shpresë si një parti demokratike,antikomuniste dhe proamerikane, mirëpo  sot Partia Demokratike ka probleme pikërisht me këto vlera: ka prpbleme me demokracitetin, me antikorrupsionin, me SPAK-un, me proamerikanizmin dhe me sinqeritetin e besueshmërinë publike e ndërkombëtare.

PD, asnjëherë  lidershipi i saj nuk e ka pranuar dhe as nuk i ka shërbyer të vërtetës dhe antarësisë por vetëm interesave personale, gjë e cila vertetohet nga të gjitha akrobacitë, dallaverat dhe marrëveshjet politike të pasinqerta, hipokrite, korruptive e tinëzare kundër antarësisë së Partisë Demokratike.

PD duhet të dëgjojë demokratët, sepse PD-ja nuk është pronë e një elite të ngushtë interesash, dhe fakti se PD është trajtuar si pronë private si dhe fakti i pasinqeritetit të elitës së saj me antarësinë, këto janë atësyet kryesore se përse PD mbërriti në këtë gjëndje.

Elita e vjetër  politike e PD-së hapjen, karrierën  dhe transparencën demokratike brënda PD-së e ka pasur hipokrizi sepse realisht PD-ja gjithmonë mbeti një organizatë, elita e së cilës  nuk lejonte qarkullimin elitar dhe nuk i hapte rrugë jo vetëm “të vjetërve” demokratëve  e  të djathtëve të vërtetë, por as kritikëve potencial dhe as të renë politike nuk e pranonte, sepse elita e vjetër në PD të renë dhe meritën i shikon si kërcënim.

Kur flas për Partinë Demokratike kam parasysh të gjithën, e kam fjalen jo vetëm  grupet e interesit  apo  parcialet e coptuara herë në dy e herë në tri pjesë, apo edhe më shumë pjesë; e kam fjalën për  PD reale me demokratët e vërtetë, edhe   për ata të dëbuarit dhe për ata të cilëve u është imponuar largimi nga PD, atyre që iu është shkatërruar  karriera politike si dhe atyre të desidencës antikomuniste të cilëve  nuk iu lejua integrimi politik në PD nga ishkomunistët dhe ishsigurimsat e shtetit të cilët e uzurpuan, e kapën dhe e privatizuan Partinë Demokratike për interesa personale, familiare e klanore.

Gjëndja se përse PD mbërriti kështu është si rezultat i asaj se PD ka pasur gjithmonë probleme me të vërteteten.