Ballina Aktualitet Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, dy shokët e Aurelios rrëfejnë dinamikën e...

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, dy shokët e Aurelios rrëfejnë dinamikën e sherrit: U bëra thirrje për ndihmë mjeteve në semafor, s’na ndihmuan

48
0

Dy shokët e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili u vra me thikë nga një grup të rinjsh pas një sherri mes tyre tek rrethi i Shkozës mbërmjen e së dielës (31 mars), kanë rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, dy të rinjtë treguan se Frensis Shehu, i cili drejtonte mjetin ku udhëtonin agresorët, ka nxitur 15-vjeçarin për të goditur me thikë Aurelion.

Dy shokët, Mario dhe Reni që ndodheshin në mjet me Aurelion, treguan se 20-vjeçari i kishte bllokuar rrugën në semafor dhe i thoshte “pse qeshni”. Ndërsa një nga vajzat në mjet i kishte thënë që kishte pasur njohje me Frensis Shehun.

“Shoferi ishte 20-vjeçari, ai na tha pse qeshni. Vajza 17-vjeçare na tha se ka pasur një njohje me të. Frensis Shehu e nxiti 15-vjeçarin të godiste Aurelion. Nuk e kam parë këtë makinë mbas nesh, se kam pasur edhe shumë mendjen. Ishte e organizuar, sepse kanë ardhur me mjete të forta. Kanë pasur edhe një hekur”, tregoi Reni.