Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit/ Kamioni merr para makinën,...

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit/ Kamioni merr para makinën, raportohet për dy të plagosur

218
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një kamion është përplasur me një automjet, duke lënë të plagosur dy persona.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamjoni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.