Ballina Politika “Berisha ka një meritë të madhe negative, krijoi egërsinë e luftës politike”,...

“Berisha ka një meritë të madhe negative, krijoi egërsinë e luftës politike”, Fatos Klosi: Futi në burg kryetarin e opozitës

212
0

Sali Berisha krijoi egërsinë e luftës politike. Kështu deklaroi ish-kreu i SHISH Fatos Klosi.

Në një intervistë në Repolitix në Report Tv, Klosi tha se lufta politike është e egër, pasi të bën të pasur dhe të jep benefite.

“Berisha ka një meritë të madhe negative që krijoi në këtë vend egërsinë e luftës politike. Që në fillimet e para u ngut.

Ndodhën gjithë ato gjëma që populli thoshte aman hajde ta ndërrojmë këtë sistem se kështu nuk vazhdohet.

Pasi u bë president futi brenda kryetarin e opozitës, krijoi një frymë në politikën shqiptare egërsi e luftës.

Tani e dimë të tërë pse është e egër lufta politike. Politika të bën të pastër të jep benefite. Kjo është gjëma e tij”, tha ai.