Ballina Politika “E kam vendosur gjatë një bashkëbisedimi me një kamarier”, Agron Shehaj zbulon...

“E kam vendosur gjatë një bashkëbisedimi me një kamarier”, Agron Shehaj zbulon emrin e partisë që do të krijojë: Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë, por një mundësi

48
0

Deputeti i opozitës, Agron Shehaj, i ftuar në një emision televiziv, zbuloi emrin e partisë që do të krijojë, ku ai tha se forca e re politike do të quhet “Mundësia”.

Shehaj zbuloi se emrin e kishte vendosur gjatë një bashkëbisedimi me një kamarier, ku ky i fundit i kishte thënë se do të largohej nga vendi pasi në Shqipëri nuk ka asnjë mundësi.

Sipas deputetit shumica e shqiptarëve nuk kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë  një mundësi për ta ndërtuar jetën e tyre këtu.

“Pyeta në Sarandë një kamarier, i thashë ti pse do të ikësh, se pjesa më e duan të largohen nga ky vend.

Më tha do iki se këtu nuk asnjë mundësi dhe emri partisë është “Mundësia”. Shumica e shqiptarëve kanë nevojë për një mundësi, ëndërrojnë një mundësi. Në Shqipëri mundësitë janë në duart e atyre që kanë lidhje me politikën, me njerëz të pushtetshëm. Unë mendoj që duhet t’u japim një mundësi, nuk kërkon njeri lëmoshë. Nuk presin që shteti t’i pasurojë, presin që dhe ata të kenë mundësi, këtë duan. Prandaj dhe emri i partisë do të jetë “Mundësia”. Një nga punët që kam bërë kur isha në universitet kam qenë vetë kamarier, ndaj dhe kam besim”, tha Shehaj.