Ballina Aktualitet “Janë 211 procedime për korrupsion dhe…”, Dumani në KLP bën bilancin: DEA...

“Janë 211 procedime për korrupsion dhe…”, Dumani në KLP bën bilancin: DEA e FBI janë atashuar pranë SPAK, ja sa mln euro pasuri kemi sekuestruar

37
0

Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale nga SPAK  kundër korrupsionit por duket që SPAK në këtë betejë po lihet vetën nga institucionet e tjera shtetërore me përjashtim të policisë së shtetit.

Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit’ tha SPAK.

Rënia e referimeve vihet si në nivel qëndror apo lokal dhe kjo u vlerësua si shumë shqetësuese për SPAK pasi i vetëm nuk  mund të përballojë luftën kundër kësaj gangrene dhe i ftoi të referojnë rastet duke ofruar një bashkëpunim të ngushtë me ta.

‘Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qëndror apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim për SPAK. pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror. Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në cështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë  edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera” tha Dumani.

Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim “me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, krytar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj” tha Dumani.

41 mln euro të sekuestruara a konfiskuara

Gjate vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro’ tha Dumani

Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022.

Konkretisht ne 2023 janë regjistruar:
201 procedime penale për korrupsionin
85 procedime për krimin e organizuar
13 procedime për terrorizmin.

Pergjimet

Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani.

Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova.