Ballina Politika “Mos u përpiqni që të jepni justifikime”/ Kuvendi futi në rend dite...

“Mos u përpiqni që të jepni justifikime”/ Kuvendi futi në rend dite Amnistinë, Sula shpërthen kundër: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve

41
0

Në seancën e sotme plenare Kuvendi futi në rend dite amnistinë penale. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur një qëndrim kundër, ndërsa kërkoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për amnistinë.

“Mendoj se jeni në shkelje të rregullores duke futur ne rend dite aministine penale. Mos u përpiqni që të jepni justifikime. Të flitet për amnistinë, pasi jam në thelb kundër, por duhet të respektohet rregullorja e Shqipërisë.
Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një projekt me rëndësi. Tani po e marr këtë njoftim.

Se dimë se sot do të ishte diskutimi për amnistinë. E keni kaluar me vota të njëanshme, pa qenë prezentë opozita. Nen për nen, sa i takon amnistisë, mendoj se ka për t’u diskutuar. Duhej të mblidhej komisioni i ligjeve.”, tha ai.