Ndërsa mbron ligjin për zonat e mbrojtura, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë interpelancës në Parlament, përmendi si shembull shpalljen e Vjosës së Park Kombëtar dhe veçoi një projekt prej 75 milionë dollarësh për trajtimin e ujërave të ndotura që derdhen në këtë lumë.
“75 milionë dollarë është marrëveshja me Bankën Botërore për trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë. E kemi shpallur mjedisin prioritet kombëtar, 480 km të Vjosës plus tre degët e lumenjve janë 12 mijë hektarë zonë e mbrojtur. Përmes vendimmarrjes racionale dhe një bashkëpunimi shembullor me shoqërinë civile dhe partnerë ndërkombëtar, duke krijuar një model dinjitoz se si mund ta kthejmë biodiversitetin në një kartë vizite për Shqipërinë”, tha ajo.