Ballina Editorial Kur dhe si e njoha unë Vangjush Dakon! Klanet brenda PS dhe...

Kur dhe si e njoha unë Vangjush Dakon! Klanet brenda PS dhe shkatërrimi i kandidaturës së mjekut Ilir Shani 20 ditë para zgjedhjeve. Kush e propozoi Dakon dhe pse e ngatërroi Ndre Legisi me një boksier

300
0

 Duke qenë se ka pasur një interesim miqsh por deri në dashakeqësi të segmentit Spitall –Plepa, ose postmodernistëve  që kanë frikë të përballen në prokurori, po jo në gjykatë së shpejti, pasi morën në qafë  një OPGJ për të mbyllur çeshtjen, po që do të jetë kapitulli i fundit i librit “Të paskrupujt” së bashku me palo prokurorin Gëzim Veizi, se të tjerët nuk po i përmend me emra se edhe atyre ju vjen ndot kur dëgjojnë emrin e vet dhe poshtërsitë që u nxitën nga ata që po ikin një nga një dhe i presin prangat dhe jo pa qëllim i kam lënë në fund, një kapitulli shtuar në libër, po sqaroj se ky libër që natyrisht nuk do të botohet i plotë në online, ka qenë pjesë e punës sime, e kontakëve të mija, intervistave, bisedave, incizimeve etj. Të gjithë personat që u përmendet emri kanë të drejtën e replikës dhe madje të përballem me ta në dyert e drejtësisë. Mbase ata kanë ndonjë zgjidhje tjetër nga përvoja në bagazhe makinë qe e kanë provuar vetë.

Për të sqaruar lexuesin libri nuk ka lidhje me një fushatë denigruese të një palo adrese të një palo mercenari me ca halabakë që marrin pagën në shtet dhe mëkujtojnë mua taksat. Thjeshtë do jenë kopertinë! Absolutisht. Mjafton të hyjnë në fcb me adresën time dhe do të shikojnë sic kane marre foto dhe qe e dijne mire se cfare do heqin dhe per kete, që libri është shkruar kohë më parë. Më duhet ti shtoj ca gjëra pasi të kem mbyllur kapitullin në gjykatë dhe pasi kjo e fundit të caktojë jo më një palo prokuror.

Edhe një sqarim. Ashtu sic e kam deklaruar renditja e atyre që do të botohet nuk është si në libër dhe jo si në vite.  Shpesh më duhet të lëviz nga një personazh në një tjetër pa e dhënë të plotë atë që është e shkruar tashmë. Pas tre shkrimëve rresht për Vangjush Dakon, më duhet të dal te një djal durrsak që u bë zëvendëskryeministër e më pas …më mirë t’ia lemë radhës. Për cdo fjalë apo fjali të përdorur mbajë përgjegjësi ligjore, kush ta dojë edhe private. Për të shmangur fyerjet dhe sharjet, për të mos i dhënë mundësi jo për frikë ose mungesë përballje qoftë dhe atyre pjellave që e nxirrnin babanë të shiste kafe kontrabandë rrugës me bicikletë, shkrimet do të jenë të botuar vetëm të adresën www.bulevardnews.com , në linjën editoriale.

Nuk ka rëndësi se si njihesh me njerëzit apo rrethanat me të cilat njihesh. Duhet kohë e gjatë për të kuptuar se cilët janë dhe me çfarë ke të bësh. Janë ca mardhënie që në punon tonë, pavarsisht se çfarë thonë ata që janë mësuar të lehin nuk funksionojnë kurrë ashtu. Ky është një kapitull I gjatë, pothuajse baraz me atë të njohjes sime me të ndjerin Olldashi dhe një shpurë servilësh që ende sot nuk e kanë kuptuar se cili ishte pozicioni i të ndjerit, i imi dhe i tyre. Do kemi rast e do të flasim gjatë për këtë.

E bëra këtë për të ndjerin, pasi që nga viti 2007 e deri në vdekjen e tij, kur mora një sms 40 minuta para se jepej lajmi se “Koli vdiq”, unë nuk fola kurrë me të ose më saktë ai kurrë me mua.

Nuk ka paralelizëm për jetën në këtë rast. Atë na e jep zoti dhe kur duam ne ia japim edhe të tjerëve si “heronj” të realizmit socialist. Them ja japim pasi edhe mund ta marrin. Ka shumë raste për të mos shkuar aty kur marja nuk është vetëm e jetës po edhe peng. Kjo në lokale autostrade po edhe në bagazhe makinash. Kjo edhe për shkrime në gazetë po edhe për leje ndërtimesh të firmosura në 12 të natës. Kjo për urrejtje po edhe për marrveshje në emër të jetës dhe vdekjes, po kur gjithmonë në mes është paraja dhe pushteti.

Ju thashë që në fillim që do të jetë një kapitull i gjatë. Do jetë i mbushur jo vetëm me ngjarje të vërteta për të cilën garantoj jetën time dhe shkoj para drejtësisë për atë që shkruaj, por edhe me emra palaçosh, servilësh, idiotësh, maskarenjësh, kunetër, baxhanakë, orgji, të fortë, kriminelë dhe madje edhe më shumë se kaq.

Në libër nuk ka personazh pozitiv apo negative. Në libër ka personazh që duke filluar nga prapanica dhe koka, kanë ata veti që thashë më lartë. Janë njerëz që heqin brekët për pushtet dhe kur e shikojnë që ai i ka ikur i grisin fare. Në libër janë të gjithë në këdnvështrimin tim me një emër e që quhen të paskrupuj. Janë nga dy metra burra që shikojnë pëllumbat se si ciftohen në taracën e bashkisë,shikojnë qentë, ashtu sië janë xhuxha që as për gjel deti nuk i ndjerrin në panairin e Erjon Velisë në Peqin. Nuk di nëse janë hajdutë, ata që janë dy metra apo janë diktatorë ata që janë 1 metër e pak ca…

Di që përmasat e fizikut nuk tregojnë kurrë atë të shpirtit pavarsisht legjendave të rrymave psikologjike. Di vetëm se njoha halabakë nga dy metra që lepinin atë që pështynin dhe “shpatullgjonë” një metroshë që shkelnin me këmbë ata që i venin përfund.

Paralelizmi i vetën në këtë rast është pushteti dhe rrëfenja ime e vërtetë tregon më së qarti se çfarë ndodh kur këtë pushtet ja hedh njerëzve mbi supe jo për ti rënduar. Supet e tyre nuk lëngojnë fare nga pesha e pushtetit, tjeshtë brenda tyre ata krijojnë masën që lëviz në ligësinë e shpirtit për të krijuar masa që e ushqejnë.  Ndjesë nëse citova në ligjëratë të zhdrejtë Elias Canettin…

Hera e parë që e dëgjova si emër ishte një ngjarje që nuk dua ta përmend në libër pasi ishte një fatkeqësi që nuk dua t’ia uroj askujt. E kisha njohur personin, aq sa mund të njihesh në një qytet si Durrësi. Herën e dytë e dëgjova si emër kur më thanë se ishte emëruar drejtor në policinë ndërtimore. Punoja te Tv Shijaku në atë kohë po edhe te gazeta TemA.

Nisur nga pozicioni i të dyja mediave atëherë kuptohet, më interesonte një drejtor në një pozicion të tillë. Ishte koha kur shembjet bëheshin për biznes politik dhe kur ndërtimet ishin qerasje politike. Vetëm ligj nuk kishte në këtë mes. Nuk e takova kurrë në këtë pozicion pune Vangjush Dakon. Madje as nuk shkrova kurrë për të pasi ndoshta dhe për nga natyra e tij apo kohëzgjatja në atë pozicion  nuk është se u prodhua lajm.

Rasti ma solli kur ishte drejtor Hipoteke siç quheshin atëherë për një problem urgjent. Nuk kishte lidhje me hipotekime të paligjëshme po thjeshtë me hipotekën e tokës së familjes, ku për një arsye madhore na u desh të shisnim 3-4 mijë metra tokë bujqësore. Nuk ja vlen halli që kishim si vëllezër po fakti që personi që do ta blinte kishte një leje pune, ishte emigrant me letra në Itali dhe ikte për pak ditë.

Ishte koha kur në hipotekë , ish fermentimi sot nga ana e rrugicës, masive njerëzish shtyheshin dhe  Ii ngjanin radhëve për qumësht apo vajguri. Në fakt kisha dhe një minus tjetër përvec se pamundësisë për të hyrë  në atë masë njerëzish me shtytje; isha gazetar në dy media që sa të më dëgjonin emrin do dilja më keq se sa do të hyja.

Nuk ishte faji i Vangjush Dakos. Ishte faji i dikujt tjetër që kishte lënë një gozhdë varur aty. Pak njerëz të kuptojnë në halle të tilla dhe aq më shumë pak njerëz e besojnë që nuk ke në shumë raste as edhe një mundësi të vogël për ta zgjidhur dhe çfarë do të zgjidhja një hipotekë të pronës si  brenda të gjithë ligjëve të marrë 20 vite më parë.

Kisha lënë një kafe në darkë me mikun tim Mond Bejko në lokalin e tij në sheshin “Taulantia”. Në atë kohë ishte lokal i zhurmshëm.  Madje aty njoha edhe një polic që është një nga të paskrupujt e që vazhdon edhe sot në polici edhe pse shkarkojnë e pezullojnë  për korrupsion. Ka kohë për radhën e tij se në fund të fundit bixhozxhi ishte dhe është, po prapë në polici.

Isha ulur vetëm me Mondin dhe mesa duket edhe ngaqë rrinim shumë bashkë fytyra më kishte tradhëtuar në hallin që kisha.

-Çfarë ke se nuk të shof mirë?

-Mirë nuk jam po as ti nuk më bën derman.

-Po ma thuaj një herë se ku i dihet…

-Më duhet hipoteka e tokës në fshat për dy tre ditë. Personi që do ta blejë ikën  pas tre ditësh se aq leje i kanë dhënë.

Më erdhi inatë kur qeshi. Vërtetë edhe ai ishte në opozitë po ama kishte një lokal që më dukej se i kishte të zgjidhura të gjithë hallet. Gjithmonë kështu të duket të tjerët.

-Për këtë po vret mendjen ti? Po këtë punë e mbarojmë nesër. I themi Tares se e ka shok të ngushtë. Ti thjeshtë çeshtje kohe e ke se nuk ka shkelje ligji…

Tarja ishte vëllai I Mondit, po miku im. Ai do të më krijonte takimin e parë mua me Dakon , ndërsa për vete do të shënonte takimin e fundit. Një histori që njerëzit e vegjël i shpjegojnë vetë. Pas shumë vitesh do ta kuptoja dhe unë se çfarë mllefi, ligësie dhe poshtërsie mund të fshehë një qenie njerzore pavarsisht përmasave trupore.

Kjo është një ngjarje tjetër që nuk jam i autorizuar ta tregoj. Është një marrveshje apo mosmarrveshje që ata e dijnë vetë se si e kanë ndarë. Unë realizova takimin e parë dhe nuk pata nevojë të shtyja, nuk pata nevojë të ulërisja. Mjaftoi që roja të vinte te dera me urdhër dhe tha se gazetari do të bënte një intervistë. Ishte takimi im i parë me Dakon që të niste edhe siparin e një bashkëpunimi politik pas pak vitesh kur PD kishte ardhur në pushtet dhe unë sapo kisha hapur gazetën Bulevard.

E kisha fiksuar mirë si emër, siç fikson një hallexhi në dyert e shtetit kur mbaron punë pa sekserë. Në fakt kusurin e pagoi Tarja, miku im, më keq se sa unë tani, kur I qenur burgaxhi nuk po le gjë pa bëbrë për të më mbyllur mediat. Pune betonieresh!

Pas një fushate të lodhshme ku isha pozicionuar në shtabin e Sokol Olldashit, madje jo vetëm po me vëllezër në një garë që përballë ishte Agron Duka, njeri me reputacion në atë zonë, po edhe i fuqishëm jo vetëm si biznesmen dhe pjesë e qeverisë nisën edhe përplasjet me PD  ( nuk do të zgjatem këtu se do të jetë kapitull tjetër) kaq e njihja Dakon  përvec se mora vesh qe një nga ato te LGBT  e kishte komshi dhe e mbante afër. Nuk kam prova për këtë, thjeshte e donte fortë dhe i kishte dhënë një hyrje përballe! Me vonë debatuam edhe për këtë te lokal Pinku ku një ish drejtor që e futën  në bagazh u betua se do te hidhte 2 milion euro për të më vrarë. Historia vazhdoi te lokal Dollaku

( vijon)