Ballina Sport ​Kaos në Split: Tifozët e Hajdukut hynë në fushë, lojtarët ikin në...

​Kaos në Split: Tifozët e Hajdukut hynë në fushë, lojtarët ikin në zhveshtore

23
0

Anëtarët e Torcidës, tifozëve më të zjarrtë të Hajdukut, krijuan kaos pas përfundimit të ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, në të cilën skuadra e tyre humbi nga rivalët e ashpër Dinamo me rezultat 1:0.

Torcida ka thyer gardhin mbrojtës në tribunën veriore dhe është nisur drejt fushës, e më pas kanë nisur të vrapojnë drejt tribunës ku ndodheshin tifozët e Bad Blue Boys të Dinamos.

Futbollistët janë larguar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes dhe policia speciale me një reagim të shpejtë i ka kthyer huliganët në tribunën veriore.

Për disa minuta pati kaos të përgjithshëm ndërsa fishekzjarrët dhe karriget fluturuan nga veriu drejt fushës.

Dinamo mposhti sërish Hajdukun në Split dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Kroacisë. Fatmirësisht asnjë nga futbollistët nuk u lëndua.