Ballina Kosovë Kurti nga SHBA: Shqetësuese dënimet e rënda për ish-krerët e UÇK-së, Apeli...

Kurti nga SHBA: Shqetësuese dënimet e rënda për ish-krerët e UÇK-së, Apeli duhet të korrigjojë vendimin

36
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në SHBA me të dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Kurti është shprehur se bisedimet janë fokusuar edhe te çështja e ish-krerëve në UÇK, të cilën u dënuan nga Haga me 81 vite burg

Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta, duke kërkuar që aktgjykimi të korrigjohet në shkallën e dytë të Apelit.

“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi.”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit në Kosovë, po ashtu nënvizoi se ka biseduar për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.

“E falënderova për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vlerësova mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Me Mbretërinë e Bashkuar na lidh historia e çlirimit dhe shtet-ndërtimit, por edhe e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, statusi i vendit kandidat për BE dhe thellimin e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje ishin po ashtu pjesë e diskutimit të sotëm me Pierce.”, ka thënë Kurti.