Ballina Sport Manchester Utd “i çmendur” pas 19-vjeçarit të Benficas

Manchester Utd “i çmendur” pas 19-vjeçarit të Benficas

206
0

Manchester United është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Benficës, Joao Neves.

I riu po shfaqet si një objektiv kryesor i merkatos së verës për Manchester United.

Në kontratën e Neves është një klauzolë blerjeje prej 120 milionë euro, megjithatë United synon të arrijë një marrëveshje për 100 milionë euro.

19-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2028.

Mesfushori mbrojtës ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste në 47 ndeshje zyrtare deri tani këtë sezon.