Ballina Rajoni Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë

Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë

67
0

Mbahet këtë të enjte (4 prill) në Bruksel takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë për të diskutuar në lidhje me rregulloren e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit që prej 1 shkurtit.

Një ditë më parë Presidenti Albin Kurti gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut,  bëri të qartë se në takimin e sotëm në Bruksel , kryenegociatorët nuk mund të negociojnë në lidhje me rregulloren e BQK-së.

“Ka një vendim, një rregullore të BQK-së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë”, tha Kurti.

Ndërsa emisari i BE-së, Miroslav Lajçak shkroi në rrjetin social Facebook se do punojnë për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Takimi i fundit mes dy kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq u mbajt më 25 mars, por pa asnjë rezultat konkret në lidhje me këtë çështje.

Nga ana e saj Serbia kërkon që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa Prishtina këmbëngul në të drejtën e saj. Dy palët kanë dorëzuar edhe propozimet për zgjidhjen e “ngërçit” mes tyre.