Ballina Rajoni “Serbia me plan për t’iu përgjigjur presioneve për Kosovën”, Vuçiçi mbledh...

“Serbia me plan për t’iu përgjigjur presioneve për Kosovën”, Vuçiçi mbledh urgjent Qeverinë

13
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Përveç Vuçiqit në këtë takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ministra dhe përfaqësues nga sektori sigurisë e ushtrisë.

Në këtë seancë në formatin më të gjerë, Siç raporton gazeta beogradase Novosti do të diskutohet për planin e veprimit, gjegjësisht siç thuhet për “reagimin e shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën e dhe Republikën Sërpska”.

Gjithashtu pritet që në agjendë të jenë temat rajonale dhe sfidat ekonomike.