Ballina Lifestyle Lady Gaga i jep fund beqarisë? Ky detaj e tradhtoi këngëtaren duke...

Lady Gaga i jep fund beqarisë? Ky detaj e tradhtoi këngëtaren duke nxitur dyshimet e fansave

30
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Lady Gaga me sa duket i ka dhënë fund beqarisë.

Sipas mediave të huaja ikona e muzikës është parë teksa vizitonte Michael Polansky në Hollywoodin Perëndimor. Detaji i cili u kap nga  paparazzi në fotot e bëra ishte një diamant gjigant në gishtin e saj gjë e cila ka ndezur spekulime se ajo dhe Michael Polansky mund të jenë fejuar.

Gaga dhe Polansky, një investitor i teknologjisë, janë në një romancë që nga viti 2019.

Ata u panë për herë të parë së bashku në “Super Bowl” në vitin 2020 , një takim i cili u përmbyll me një puthje mesnate në Las Vegas.

Gjithsesi, në rrjet qarkullonin disa thashetheme se çifti u nda në vitin 2022, por ranë poshtë pasi çifti u shfaq një vit më vonë përsëri bashkë në një nga koncertet e Katy Perry.

Për momentin, Lady Gaga nuk ka thënë asgjë për unazën e saj të re apo nëse ka bërë një ndryshim në këtë marrëdhënie.

Përveç jetës së saj private Lady këtë periudhë ka qenë e fokusuar në filmin “Joker2”, në xhirimet me Joaquin Phoenix.

Gaga iu bashkua kastit të vazhdimit si Harley Quinn në vitin 2022, kur regjisori Todd Phillips njoftoi se do të ishte një muzikal.