Ballina Aktualitet Kërkuan 12 mijë euro për leje shfrytëzimi dhe 7500 për të mos...

Kërkuan 12 mijë euro për leje shfrytëzimi dhe 7500 për të mos shembur një objekt në Ksamil! SPAK çon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

13
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.188, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

1. Julian Preni, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

2. Arjel Balani, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;

3. Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.