Ballina Kulturë U çel ekspozita e piktores Greta Pllana në Galerinë Naan, kuratore Ajola...

U çel ekspozita e piktores Greta Pllana në Galerinë Naan, kuratore Ajola Xoxa

0
31

Në Galerinë “Naan” u inagurua ekspozita me piktura “Cut me to pieces” e piktores Greta Pllana e kuruar nga Ajola Xoxa.

Greta Pllana është një artiste e re që ka lindur me 2 Dhjetor në Durrës dhe ka studiuar për arte të bukura në Venecia. Ajo momentalisht jeton dhe punon në Venecia të Italisë.

Për artin e saj ajo thotë se “qasja ime ndaj pikturës ishte fillimisht shumë e influencuar me lidhjen që unë kisha me atdheun. Meqë nuk i kisha jetuar shumë tradita të vendit tim fillova të kërkoja për foto familjare prej të cilave e lashë më vonë veten të frymëzohem.

Një pjesë e madhe e punës sime konsiston në rishtjellimin e këtyre imazheve, duke i ripropozuar ato në një ritëm të sotshëm, ndoshta duke dhe deformuar imazhin fillestar.

Tema që i ka interesuar kërkimit tim artistik rezultuar në një histori që ka dalë nga eksperienca personale. Kjo punë del nga interesi në rrëfimtari, një nevojë që bëhet një mundësi për të hetuar realitetin, që sfidohen nga imazhe të ndryshme fotografike që ripunohen për të kapur detaje në secilin prej tyre.”