Ballina Ekonomia “Ka rënë kërkesa për blerje apartamentesh”/ Eksperti imobilar zbulon çfarë pritet të...

“Ka rënë kërkesa për blerje apartamentesh”/ Eksperti imobilar zbulon çfarë pritet të ndodhë: Rënia ka nisur…

28
0

Eksperti imobilar dhe drejtuesi i “Billion G&G Group” Gjin Gjoka, i ftuar në emisionin Open deklaroi se ka rënë kërkesa për blerje apartamentesh.

Gjoka tha se rënia e kërkesës ka nisur në 6-mujorin e dytë të vitit 2023.

“Ka pak kërkesa për blerje. Sa më i lartë është çmimi, më pak kërkesë ka. Rënia ka nisur në 6-mujorin e dytë të 2023. Kërkesa ka qenë në rënie krahasuar me vitin 2022 dhe 2021. Edhe qiradhëniet kanë nisur të bien.

Ka shumë apartamente të listuara dhe janë me çmim të papërballueshëm sidomos për intelektualët. Ne sot në bregdet presim rritje sërish”, deklaroi Gjoka.