Ballina Europë Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagosi pesë persona, pamje nga...

Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagosi pesë persona, pamje nga sulmi tragjik në Londër

20
0

Janë publikuar pamjet e sulmit tragjik në Londër, ku një 36 vjeçar ka sulmuar një turmë njerëzish me shpatë, duke lënë të vdekur një 14-vjeçar e plagosur pesë të tjerë në një stacion metroje të martën në mëngjes.

Pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë filmuan vrasësin me shpatë duke ecur nëpër rrugët e periferisë së Londrës përpara se të sulmonte kalimtarët e pafajshëm gjatë një sprove 22-minutëshe. Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit.

Rrethanat janë duke u hetuar, por nuk besohet të ketë lidhje me “ndonjë akt terrorist”, shkruan BBC.