Ballina Sport Gjiganti Bekham i uron titullin kampion talentit Bellingami

Gjiganti Bekham i uron titullin kampion talentit Bellingami

20
0

Real Madrid është shpallur tashmë matematikisht kampion i La Ligas për sezonin 2023/2024 dhe mesfushori anglez Xhud Bellingam ka qenë një nga pikat kyçe të Karlo Ançelotit për këtë edicion.

Bellingam ishte një nga autorët e golave në fitoren e madrilenëve kundër Kadizit 3-0, triumph që edhe i shpalli kampion të Spanjës. Me atë gol, mesfushori shkoi në 22 gola në total në këtë sezon për sa i përket kampionatit spanjoll.

Një arritje tepër unike për të, duke llogaritur që ky ishte kampionati i parë që fitonte në karrierë. Shumë legjenda të futbollit e kanë uruar, dhe ndër ta ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares angleze, gjithashtu edhe ish-mesfushori i Real Madrid, David Bekham. Ai ka komentuar në rrjetin social “Instagram”, me fjalët: Punë e mirë shoku, kampionë!

Megjithatë sezoni i Bellingam dhe Real Madridit nuk ka mbaruar akoma. Ju rikujtojmë që “los blancos” kanë një duel tepër të rëndësishëm të mërkurën kundër Bajernit, e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve.