Ballina Sport Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transferimin e ri: Po, ai ka...

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transferimin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

21
0

Interi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion dhe sërish nga kundërshtari i njëjtë Sassuolo.

Neroazzurët u mposhtën me rezultat minimal 1-0, por kjo humbje nuk i prish punë atyre që tanimë kanë festuar titullin e kampionit.

Gjithsesi në fund të kësaj ndeshje tifozët zikaltër janë gëzuar, pasi trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar emrin e një futbollisti që skuadra e tij ka nënshkruar.

Fjala është për sulmuesin iranian Mehdi Taremi, i cili do t’i bashkohet Neroazzuëve nga sezoni i ri si transfeirm i lirë nga Porto.

Inzaghi ka konfirmuar se kanë transferuar Taremin, derisa është shprehur i lumtur që një futbollist i tillë i bashkohet Interit.

“Po, kemi nënshkruar me Mehdi Taremin si transferim i lirë nga Porto”, tha fillimisht Inzaghi për DAZN.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, ai shënoi shumë gola kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë lëvizje”, deklaroi trajneri italian.