Ballina Kronika Posedonte municion luftarak në banesë, vihet në pranga 62-vjeçari

Posedonte municion luftarak në banesë, vihet në pranga 62-vjeçari

27
0

Një 62 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi mbante municion luftarak.

Policia thotë se atij iu gjetën në banesë një sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës që i posedonte pa leje.

“Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë arrestoi në flagrancë shtetasin 62 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, pasi në banesë iu gjetën sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës, që posedoheshin pa leje.”, njofton policia.