Ballina Kronika Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit të bashkëshortëve në Dropull, arrestohet autori

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit të bashkëshortëve në Dropull, arrestohet autori

34
0

Zbardhet ngjarja e pak ditëve më parë në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ku u gjetën të pajetë në banesë çifti i të moshuarve Kosta Kleoniqi Ilia.

Policia, në një deklaratë për shtyp, ka dhënë detaje mbi ngjarjen ndërsa ka vënë në pranga edhe autorin e ngjarjes, shtetasin Thoma Mastora, bashkëfshatar i tyre.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme. Autori, i cili rezulton me precedentë penalë për vjedhje, i ka goditur ata me sende të forta dhe prerëse. Gjithashtu u bë e ditur se në momentin që ka ndodhur ngjarja çifti kishte rreth 5 milionë lekësh të reja në banesë.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, banesës nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll për sende me vlerë. Nga veprimet hetimore, u konstatua se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse që iu kanë shkaktuar vdekjen. U gjet dhe të fiksohej dhe sekuestrohej, përveç provave të tjera, dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe të gjithë veprimet e tjera që grupi hetimor pa të nevojshme. Nga hetimet, deklarimet e ndryshme u arrit të sqarohej motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohej autori. Rezultoi se autori i këtij është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat. U bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.“, njoftoi policia.