Ballina Aktualitet E tradhtonte me një më të re në moshë, zbulohet vajza që...

E tradhtonte me një më të re në moshë, zbulohet vajza që u fut mes çiftit Arrazi, detaje nga tragjedia në Shkodër

97
0

Tragjedia me 4 viktima në Shkodër, nënën dhe 3 fëmijët e saj të mitur ka shkaktuar tronditje të opinionit publik dhe reagime të shumta.

Ndonëse familjarët e Alma Arrazit akuzuan bashkëshortin e kësaj të fundit për dhunë psikologjike dhe fizike, vëllai i Erdgys Arrazit i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në mënyrë indirekte, ai ka pranuar edhe tradhtinë e vëllait të tij. “Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë”, tha vëllai i Erdgys Arrazit.

Ndërkohë që eksperti i sigurisë Fation Softa në një intervistë për “Vizioni i Pasdites”, deklaroi se vajza që ka hyrë mes çiftit është e re në moshë, teksa shtoi se ajo duhet të merret në pyetje për hetime të mëtejshme.

Ka të thëna në media që ngjarja ka ndodhur për tradhti. Kjo tradhti aludohet për një vajzë që jeton në periferi dhe ka një moshë të re. Kush është vajza?

Duhet të shtohet në hetim dhe duhet të ketë kontakte, për të pasur informacione nëse ajo ka pasur dijeni për këto konflikte apo mund të ketë përfshirje ose jo, qoftë kjo edhe në mënyrë indirekte.

Këto duhet të jenë pjesë e plotësimit të hetimit. Po ashtu, edhe bashkëshorti i cili ka informacione më të vlefshme lidhur me gjendjen e brendshme të familjes”, tha Softa.

Ai shtoi më tej se autoritetet po kqyrin kamerat e sigurisë së bizneseve që të çojnë drejt lumit Buna, për të bërë edhe lidhjen e gjithë dinamikës së ngjarjes.

Dy vajzat e mitura u gjetën në lumin Buna, njëra prej të cilave u përcoll sot për në banesën e fundit.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës dhe djalit të vogël.