Ballina Sport Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në top formë, në formacion...

Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në top formë, në formacion në Serinë A

18
0

Ardjan Ismajli lë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për rreth dy muaj dhe rikthehet të luajë për 90 minuta të plota me Empolin. Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në sfidën direkte për mbijetesën mes Empolit dhe Frosinones, e mbyllur në barazim pa gola, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 7.3, si një nga më të mirët te Empoli, teksa lajm i mirë është rikthimi i tij në fushë për 90 minuta, kur jemi vetëm 40 ditë larg nisjes së Europianit Gjermani 2024.

Ardjan Ismajli është titullar i padiskutueshëm te Empoli, por edhe te Shqipëria e Sylvinhos, aty ku formoi dyshen e qendrës së mbrojtjes bashkë me Berat Gjimshitin gjatë eliminatoreve.

Ndërkohë në tribunën e stadiumit toskan ishte edhe një mysafir special, mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani. Ish-futbollisti i Empolit kishte shkuar për të ndjekur skuadrën ku u rrit, por në të njëjtën kohë edhe për të studiuar Frosinonen, kundërshtarin e radhës të zikaltërve në kampionat.