Ballina Ekonomia Varfëri dhe pabarazi, një në tre shqiptarë përballoi me vështirësi jetesën gjatë...

Varfëri dhe pabarazi, një në tre shqiptarë përballoi me vështirësi jetesën gjatë vitit të shkuar

36
0

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social.

“Ky raport nuk ka lënë pa përmendur dhe pa detajuar gjithashtu se 43.9 për qind e popullsisë shqiptare është në prag të futjes në nivelin e varfërisë. Ndërkohë 22 për qind e popullsisë në shkallë vendi cilësohet si plotësisht e varfër”, tha pedagogia Hoxha.

Në raportin e vitit 2023, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria në Shqipëri nuk do të thotë vetëm mungesë të ardhurash, pra e të pasurit më pak se 5.5 dollarë në dispozicion në ditë. Shkalla e lartë e varfërisë, sipas institucionit që ka në fokus të drejtat dhe liritë e individëve vjen edhe nga mungesa e shërbimeve dhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në jetën publike.

“Shifrat e varfërisë, me popullsinë më të madhe të vendit që jeton nën minimumet jetike tregon se situata është shumë alarmante dhe e përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme”, shtoi Hoxha.

“Varfëria si shkak, por edhe si pasojë e shkeljeve të të drejtave të njeriut, duhet të adresohet në kontekstin e detyrimeve të shtetit për respektimin e garantimin e të drejtave të njeriut” – thuhet në raport. Vlerësim të njëjtë ndajnë edhe ekspertë të ekonomisë.

“Qeveria duhet të shfrytëzojë ecurinë e mirë e mbledhjes së të ardhurave për të rishpërndarë një pjesë të tyre te shtresat më në nevojë. Vendi duhet të nxirret nga varfëria dhe nuk duhet të jenë këto tregues të mirëqenies sonë të pa mirëqenë” , shtoi pedagogia.

Me qëllim zbutjen e varfërisë, Avokati i Popullit rikthen thirrjen ndaj qeverisë për të përcaktuar me ligj minimumin jetik .