Ballina Lifestyle Gabimet që nuk duhet të bëni për të mposhtur pakënaqësinë në punë

Gabimet që nuk duhet të bëni për të mposhtur pakënaqësinë në punë

60
0

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të përballuar stresin që ju shkakton një punë që nuk ju pëlqen. Ju mund të bëni një pushim, mund të përpiqeni të gjeni një zgjidhje, ose ju mund të kërkoni një punë të re. Por ajo që nuk mund të bëni është të bëni tri gabimet e mëposhtme, sepse këto gabime vetëm do të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën tuaj.

Së pari, ju nuk mund ta ndaloni kujdesin që keni kundrejt punës. Kjo nënkupton që ju nuk mund të lejoni që mendja juaj të punojë vetëm për problemin që ju shqetëson duke ndikuar kështu dhe tek kolegët tuaj. Mos harroni se njerëzit që punojnë me ju janë referencat tuaja të ardhshme dhe nëse doni ta braktisni këtë punë me opinione sa më pozitive, duhet të kuptoni që ndoshta nuk është faji i tyre që ju nuk jeni të kënaqur nga puna.

Së dyti, nuk mund të shmangni problemin tuaj duke kërkuar për një punë të re. Ka ndoshta një pjesë e vogël prej jush që mendon se pa marrë parasysh sa e keqe është puna juaj, ju jeni thjesht shumë i lodhur për të shkuar në shtëpi pas një dite të gjatë pune dhe dëshironi  të filloni të kërkoni diçka të re. Duhet të përpiqeni të organizoni kohën tuaj dhe të kuptoni se çfarë bëni më me shumë dëshirë gjatë kohës kur jeni në punë.

Dhe së fundmi, ju nuk mund t’i mbani shqetësimet tuaja për vete. Të gjithë mendojmë se mund ta përballojmë vetë stresin dhe problemet që dalin gjatë punës, por duhet të kuptoni se t’i komunikoni këto shqetësime me dikë tjetër ju ndihmon të jeni ende produktiv në punë.