Ballina Aktualitet Vrau çiftin e të moshuarve, avokati i Thoma Mastoras zbulon detajet: Nuk...

Vrau çiftin e të moshuarve, avokati i Thoma Mastoras zbulon detajet: Nuk është i sëmurë mendor, por…

16
0

Avokati i Thoma Mastora, të akuzuarit për vrasjen e çiftit Ilia 4 ditë më parë në fshatin Bodrishtë, Jorgo Kasapi, është shprehur kundër vendimit të shkallës së parë të gjykatës që la në burg klientin e tij.

Ne një prononcim për mediat, avokati hedh dyshime të forta në vërtetësinë e provave të shfaqura nga grupi hetimor, ndërkohë që sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka lidhje me përfshirjen në krim të klientit të tij.

Avokati ka kërkuar masë më të lehtë për Mastoran nisur nga gjendja e tij shëndetësore apo dhe moshë, ndërkohë që hodhi poshtë pretendimet se klienti i tij është i sëmurë mendor.

Kujtojmë se Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën arrest me burg për Thoma Mastoran, 59-vjeçari i akuzuar për vrasjen e çiftit të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Mastora ka mohuar të jetë autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.