Ballina Politika “Shefi i qeverisë nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt”, Minxhozi zbulon...

“Shefi i qeverisë nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt”, Minxhozi zbulon detajet: Është pozitive për bashkëpunimin e politikës

113
0

Kryeministri Edi Rama, të martën u shpreh se nuk do bëhet mburojë për askënd, i cili detyrën zyrtare e përdor për qëllime personale. Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se u duk qartë se shefi i qeverisë nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt, i cili është futur në atë që analisti e cilësoi si “drapri i drejtësisë së re”.

“Kryeministri siç ne e pamë, dëshiroi dhe theksoi edhe njëherë se partia, qeveria dhe ai vetë nuk do bëhen strehë e zyrtarëve që gjatë rrugës do të përfshihen në draprin e drejtësisë së re”, theksoi ai.

Ai u shpreh se në përgjegjësia politike është e gjithë grupit dhe kjo barrë nuk mund të lidhet me një individ.

“Përgjegjësia penale është përgjegjësi personale, përgjegjësia politike është e grupit.

Lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama bëri ndaj opozitës për zbutjen e toneve dhe për të punuar së bashku për aspiratën evropiane të Shqipërisë, Minxhozi tha se kjo është pozitive sa i takon bashkëpunimit mes palëve.

“Kjo rezolutë ka disa shtresëzime. Së pari jemi në pragun e një viti elektoral. Është pozitive për bashkëpunimin e politikës. Ju, siç ju e vutë në dukje ka pasur një reagim të ndërkombëtarëve, që është arbitri i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm i një nisme të tillë. Duket si projekt, i cili me mbështetjen e ndërkombëtareve, ka gjasa që do bëjë një copë rrugë. Duhet të shohim se çfarë formë do të marrë projekti. Do shohim se si mozaiku opozitar do të reagojë ndaj saj”, tha ai.