Ballina Rajoni Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, arrihet pjesëmarrja e nevojshme për t’u...

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, arrihet pjesëmarrja e nevojshme për t’u cilësuar të vlefshme

94
0

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut konfirmon se është arritur pragu i nevojshëm i daljes së qytetarëve në votim që zgjedhjet presidenciale në vend të cilësohen të vlefshme.

Sipas KSHZ, deri në orën 17:30, pjesëmarrja në votime është 42,32 %

Kutitë e votimit në 3840 vendvotime u hapën në orën 07:00 e do të mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milionë votues, të cilët do votojnë për 17 parti politike dhe koalicione.

Në garë për zgjedhjet presidenciale janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Në raundin e parë, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 për qind, ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 për qind.