Ballina Politika Zhvillohet sot seanca e radhës në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

Zhvillohet sot seanca e radhës në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

21
0

Sot do të zhvillohet seanca e radhës në parlament e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Në rendin e ditës përfshihet interpelanca me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja sa i përket çështjes së Amnistisë Penale.

Grupi i Bashës pretendon se kanë përfituar nga amnistia dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO.

Rendi i Ditës

Në mbështetje të urdhrit nr. 26, datë 7.5.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.5.2024.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Drejtësisë, zotin Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit).

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së

Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KfË), për financimin e projektit

“Transporti i gjelbër i Tiranës””.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

6. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më  shumë se 60 minuta.)