Ballina Politika Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, media greke zbardh prapaskenat e...

Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, media greke zbardh prapaskenat e bujshme

16
0

Gazeta greke “Protothema” ka zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Athinë me emigrantët shqiptarë më 12 maj.

Mitsotakis ka deklaruar se nuk dëshiron një takim të pakontrolluar, prandaj preferon një zonë të mbyllur, e cila mund të monitorohet më me efektivitet nga forcat e Policisë.

Gazeta greke ndër të tjera shkruan se qeveria greke nuk mund ta ndalojë vizitën e kryeministrit shqiptar.

“Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje”, tha Mitsotakis.

Nga të dhënat e deritanishme, SEF (stadiumi i paqes dhe i miqësisë) duket se është vendi më i mundshëm për Ramën, pasi ka pasur negociata intensive mes ambasadës shqiptare në Athinë dhe drejtuesve të Stadiumit për sallën ku mund të mbajë fjalimin kreu i qeverisë shqiptare, raporton media greke.

Qeveria greke do të donte të shmangte imazhin e një “feste” në një ambient të hapur, duke qenë se skenarë qarkullonin edhe për sheshin Sintagma.