Ballina Bota Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

13
0

Avioni privat i ish-presidentit amerikan Donald Trump, një Boeing 757, goditi një avion privat të parkuar teksa po kryente manovra tokësore në një aeroport në Florida.

Kjo është bërë e ditur nga Administrata Federale e Aviacionit, sipas së cilës aksidenti ka ndodhur të dielën në aeroportin ndërkombëtar “West Palm Beach”.

Avioni i manjatit amerikan ka  goditur me majën e krahut një avion privat të parkuar, në një zonë të aeroportit që përdoret për parkim ku trafiku nuk drejtohet nga FAA.

Është e paqartë nëse Trump ishte në bordin e avionit në momentin e aksidentit.