Ballina Politika Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë...

Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura

13
0

Pas tre orësh debate komisioni hetimor për të dhënat e TIMS ka miratuar kërkesën që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh.