Ballina Politika Rama reagon për atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë: I tronditur nga lajmi...

Rama reagon për atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm, mikut të dashur i uroj shërim të shpejtë

134
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur i tronditur nga lajmi i atentatit me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama e quan homologun e tij si një mik të dashur, ndërsa i uron atij shërim sa më të shpejtë.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan Rama.