Ballina Kronika Përndoqi një të mitur, bie në prangat e policisë maniaku 50-vjeç

Përndoqi një të mitur, bie në prangat e policisë maniaku 50-vjeç

37
0

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia në Gramsh, pasi akuzohet për përndjekje. Në praga ka rënë shtetasi me iniciae A.Ç, i cili akuzohet se ka përndjekur një 13-vjeçare. Familjarët e të miturës kanë bërë denoncimin në polici, dhe 50-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.