Ballina Kronika Durrës/ Pas alarmit për bombë, hiqet perimetri i sigurisë, objekti i dyshimtë...

Durrës/ Pas alarmit për bombë, hiqet perimetri i sigurisë, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional

196
0

Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit detar të Durrësit, ku më herët u konstatua një objekt i dyshimtë që ngriti dyshime për një lëndë të mundshme shpërthyese.

Siç raportohet në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, çka solli ndërhyrjen e Policisë dhe njoftimin e forcave xheniere për verifikimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.

Pas verifikimeve të kryera në zonë, perimetri i sigurisë është hequr dhe situata është normalizuar.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.