Ballina Aktualitet Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi masiv në rrugët e Tiranës

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi masiv në rrugët e Tiranës

59
0

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, me nisjen e një marshimi masiv nga ana e qytetarëve pjesëmarrës.

Turma masive e protestuesve ka lënë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka vërshuar drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Përgjatë gjithë rrugëtimit, protestuesit kanë vijuar me korin e thirrjeve të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra politike, ku përveç kërkesës për dorëheqjen e menjëhershme të kreut të ekzekutivit, kanë kërkuar edhe llogariadhënie para drejtësisë për të gjithë klasën e vjetër politike.