Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër, ku Alma Arrazi mbyti veten së bashku me tre fëmijët.
Prençi i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” , theksoi se burri i kishte djegur të gjithë rrobat në momentin që Alma kishte shkuar të shtëpia e prindërve të saj.
Ai theksoi se Alma e kuptoj se martesa kishte marrë fund dhe në këtë moment ka nisur dhe mendimi kriminal. Sipas Prençit e vetmja që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen është kunata e Almës me të cilën kjo e fundit piu dhe kafe pak para ngjarjes.
“Bashkëshorti i kishte djegur të gjitha rrobat. Të gjitha rrobat që kishte në shtëpi. Alma jo vetëm që e ka dashur, por më tepër ka dashur fëmijët. Për të mos humbur fëmijët, ka bërë përpjekjet maksimale. Rrobat ia kishte djegur kur kishte ikur nga shtëpia. Kur ka parë dhe rrobat e djegura e ka parë që martesa ka marrë fund dhe këtu ka nisur dhe mendimi kriminal. Kulmin e ka arritur gjatë kohës që ka dalë për të blerë, kur e ka parë me të dashurën 18-vjeçare. Personi që do të hedh dritë mbi ngjarjen është kunata”-tha ai.